Kryesuesi i Sekretarit të PSAP-it, Mulë Desku, ka deklaruar se nuk i komentojnë deklaratat politike, por megjithatë ai ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme.
Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së djeshme i ka dorëzuar dy ankesa në Gjykatën Supreme kundër rinumërimit të votave për Prishtinën dhe Prizrenin, për të cilat ankesa gjykata ka vendosur në favor të LVV-së, e lidhur me këtë kryesuesi i Sekretarit të PSAP-it, Mulë Desku ka thënë se PZAP do të respektojë çdo vendim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDesku, në një prononcim për KosovaPress, është shprehur se do t’i binden çdo vendimi që merr Gjykata Supreme.
“PZAP-ja nuk komenton deklaratat politike të zyrtarëve të së cilitdo subjekt, zyrtarët politikë kanë të drejtë të japin deklarata, prononcime, deklarime, mospajtime, kallëzime... mirëpo të gjitha duhet të jenë në vijë institucionale. Ne si institucion flasim me vendime, do me thënë, deklaratat politike me vendimet ligjore dhe organet e drejtësisë apo edhe organet e administratës shtetërore janë ato që duhet të flasin. Ne pranojmë çdo vendim që merr çoftë Gjykata Supreme dhe duhet t’iu bindemi institucioneve”, tha ai.
Ai po ashtu tha se për çdo pakënaqësi që kanë subjektet politike kundrejt PZAP-it duhet t’iu drejtohen rrugëve ligjore.
Gjykata Supreme e Kosovës sot ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që Prishtina dhe Prizreni të mos shkojnë në rinumërim.