Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër nis rinumërimi i votave në Dragash e Rahovec si dhe e atyre me kusht në Prishtinë e Prizren

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për KTV-në se nesër do të nisë rinumërimi i votave në Dragash e Rahovec, kurse më pas do të vazhdohet numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta, dhe me postë në këto komuna si dhe në Prishtinë e Prizren.

“Nesër në orën 10:00 do të fillojë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit dhe më pas edhe numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna”, ka thënë Elezi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai më tutje ka shtuar se, “pas përmbylljes së këtyre dy komunave do të fillojmë me numërimin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit. Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat”.