Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj në Malishevë: Lidhja ime me qytetarët më e fuqishme se hilja e tyre

Pas vendimit të Gjykatës, e cila sot e shpalli të pafajshëm ish-ministrin e MTPT-së, Fatmir Limaj, tani zëvendëskryeministër i Kosovës, festa ishte zhvendosur në Malishevë. Atje, një numër i madh i qytetarëve të e pritën Limajn dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në mesin e brohoritjeve të qytetarëve “Limaj, Limaj”, Fatmir Limaj i ka falënderuar qytetarët e Malishevës që u kanë besuar fjalëve të tij, për pafajësi dhe në pastërtinë e tij, raporton Ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“U munduan me na pengu, u munduan me na ndalu, përdorën të gjitha format për të ndaluar rrugëtimin tonë, përpara fitoreve të reja, por nuk ia arritën. Ne qëndruam të bashkuar, me besim të fortë në njeri-tjetrin. Ata harruan, që lidhja ime me bashkëvendasit e mi, lidhja ime me qytetarët e Kosovës, është shumë më e fuqishme se sa hilja dhe mashtrimet e tyre”, tha Limaj.

Ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj është shpallur sot i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës për rastin e njohur si MTPT. Të pafajshëm janë shpallur edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.