Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ministrin e Drejtësisë së Hungarisë, László Trócsányi.
Kryeministri Haradinaj e njoftoi për të arriturat e Kosovës në zhvillim ekonomik, sundimin e ligjit dhe rendit, luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët e vendit, duke falënderuar shtetin hungarez për mbështetjen e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Trócsányi tha se shteti i tij do të jetë bashkëpunues me Kosovën, sidomos në luftën e përbashkët kundër terrorizmit global.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe ministri Trócsányi vlerësuan se raportet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, dhe theksuan nevojën e avancimit të tyre në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.