Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka komentuar arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes.
Ai ka ironizuar me pushtetin në Kosovë për entuziazmin që ka për të luftuar Vetëvendosjen, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMehmeti thotë se sikur pushteti të kishte këtë entuziazëm, siç e ka kundër Vetëvendosjes, për të luftuar krimin e korrupsionin Kosova do të ishte qëmoti shtet normal, e jo ven i pabanueshëm për të rinjtë.
Sot janë arrestuar deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj – Bujupi, si dhe Albulena Haxhiu, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Më poshtë keni postimin e tij të plotë në Facebook:
Sot Kosova arriti edhe një ‘sukses’ në rrugëtimin e saj drejtë forcimit si shtetit i së ‘ drejtës dhe ligjshmërisë’: i arrestoi disa deputet të ‘rrezikshëm’ të VV?! Sikur ta luftonte hajdutërinë, korrupsionin, partizimin e institucioneve shtetërore ..., me këtë entuziazëm siç e lufton Vetëvendosjen, Kosova qëmoti do ishte shtet normal, e jo vend i pabanueshëm për të rinjtë!
Siç duket, në Kosovë shumëçka ka ndryshuar, por jo edhe mendësia e pushtuesit serb e sundimit të shtetit, që kryesisht mbështetet mbi parimin: nëse nuk prodhon mirëqenie, atëherë trillo armiq të popullit dhe të shtetit, që të kesh kë të burgosësh e kë të dënosh!