Prishtinë, 24 nëntor - Policia e Kosovës, me qellim të njoftimit të opinionit publik, informon se sot, më datën 24.11.2017, rreth orës 10:10, ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me nr.P.KR.nr.717/15, për ndalim, arrestim dhe dërgim në Qendrën e Paraburgimit për shtetasit: D. (K). B, A. H. dhe A. K. që të tre deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Personat e lartcekur janë takuar dhe ndaluar në rrugën e “UÇK-së”-Prishtinë. Policia me këtë rast është prezantuar dhe i ka njoftuar ata se janë në zbatim të një urdhër-arresti dhe se do të shoqërohen për në organet e drejtësisë. Tre deputetët që kishin urdhër-arrest, por edhe deputetët tjerë, përfshirë edhe disa aktivistë, kanë kundërshtuar realizimin e urdhëresë së gjykatës, duke bërë rezistencë për të mos lejuar arrestimin e të njëjtëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ballafaqimit me turmën, prej disa dhjetëra personave, pesë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Njëri nga zyrtaret policor është sulmuar me grusht nga i dyshuari D. Ç. Për këtë është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar dhe pengim në kryerje të detyrës zyrtare”, ku për rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Policët e lënduar, kanë kërkuar dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.
Policia, gjatë realizimit të detyrave të saja, për shkak të rezistencës nga turma është detyruar të përdorë forcën proporcionale, të përshtatshme dhe të arsyeshme për realizimin e veprimeve të saja ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë së përgjithshme.