Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagon AGK: ASHNA ka linçuar gazetaren e KTV-së Ardiana Thaçi – Mehmeti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin nga anëtarja Ardiana Thaçi – Mehmeti se ajo po linçohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Qëkur kjo agjenci dërgoi një letër për media, më 2 tetor, në të cilën u bënte thirrje qytetarëve të Kosovës të mos binin pre e kinse “dezinformatave” të publikuara në Kohavision nga unë -Ardiana Thaçi, që në fakt ishin vetëm informacione mirë të hulumtuara dhe të bazuara në dokumente për keqmenaxhimin e këtij institucioni nga kreu i tij, Bahri Nuredini, në ueb faqen e tyre që nga ajo ditë, vazhdon të qëndrojë emri im në formë linçimi, lajm i cili kohë pas kohe paraqitet edhe në ekranin e madh në një nga sallat e kësaj agjencie” ka thënë gazetarja Thaçi – Mehmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

AGK kërkon nga ky institucion që të largojë këtë njoftim nga ueb-faqja si dhe të mos përsërisë një praktikë të tillë në raport me gazetarët. Kjo formë e veprimit paraqet tendencë të hapur për linçimin e gazetarëve si dhe ka qëllim të drejtpërdrejt të dëmtimit të imazhit të tyre.