Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi Kosovë sot e ditëve të ardhshme – vranët e rënie temperaturash

Sot, mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe me temperatura që do të lëvizin në mes minus 1 e 12 gradë Celsius, ndërsa për nesër, po ashtu, parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme. Temperaturat do të sillën në mes 2 e 11 gradë Celsius.

Masat e ngrohta ajrore tashmë kanë filluar të humbin ndikimin mbi rajonin tonë, kështu të dielën pritet të kemi mot me vranësira, të cilat më të theksuara mund të jenë në pjesën e dytë të ditës, kur mund të ketë edhe reshje lokale shiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën vranësirat do të jenë akoma më të theksuara dhe gjasat për reshje do të jenë më të mëdha. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, të hënën ato do të sillën në mes minus 4 e plus 4 gradë Celsius.