Zv. ministri i Diasporës, Arianit Daci, ka pritur afaristin nga diaspora, Afrim Imeri, bashkinvestitor i “San Pellegrino”, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit, e cila pritet të shtrihet edhe në Republikën e Kosovës, bën të ditur kjo ministri përmes një njoftimi për media.
Lajmi për interesimin e diasporës nga Kosova e ka gëzuar zv. ministrin Daci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtatë milionë euro, një shumë premtuese për fillimin e investimeve të diasporës në atdheun e tyre, në Kosovë. Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka përçuar mesazh gjithandej diasporës shqiptare të vijnë në Kosovë. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë zv. ministri Arianit Daci.
Nga ana tjetër, afaristi Afrim Imeri ka premtuar vende të reja pune.
“Me këtë investim do t’i punësojmë 200 punëtorë”, ka thënë Imeri.
Ky është interesimi i parë konkret që vjen nga diaspora për të investuar në Republikën e Kosovës, thotë njoftimi nga kjo ministri.