Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bullgaria pretendon se në Kosovë jetojnë 50 mijë bullgarë

Bullgaria ka shtuar përpjekjet e saj për njohjen e pakicës kombëtare bullgare në Republikën e Kosovës. Njohjen e kombësisë bullgare tashmë e ka njohur edhe Shqipëria.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev, përcjellë RTKlive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij pas suksesit historik lidhur me njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri, që ndodhi një muaj më parë, në kohë të afërt kjo mund të bëhet fakt edhe në Kosovë, ku supozohet se jetojnë afër 50 mijë pjesëtarë të komunitetit bullgarë.