Asnjë post i lartë institucional nuk mund të amnistohet nga Gjykata Speciale, edhe nëse ata janë vetë Presidenti e Kryeparlamentari.
Presidentja e Dhomave të Vecanta, Ekaterina Trendafilova në një intervistë për Rubikon qartëson se askush nuk do të amnistohet nga Gjykata Speciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE pyetur për spekulimet se nëse dikush që po mban post të lartë institucional dhe mund të kursehet nga aktakuzat e që ndërlidhet me raportin e Këshillit të Evropës dhe atë të D. Martyt me emrat që janë përmendur aty.
“Unë nuk i di profilet e atyre që do të mund të akuzohen apo hetohen, kështu është nuk e di, por duhet të kujtojmë se Ligji i Dhomave të Specializuara qartëson se askush nuk do të amnistohet apo mosndëshkohet, sepse po merremi me krime të veçanta. Këto janë vetëm standarde që janë ndjekur nga anëtarët e Parlamentit të Kosovës, sepse krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit edhe në sistemin vendor nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar e me amnisti, por nuk e di se kush do të akuzohet”, ka thënë ajo.
Trendafilova theksoi se nuk e dinë saktë për numrin e atyre që do të akuzohen mirëpo bëri të ditur se gjykata është dizajnuar për një numër të madh njerëzisht.
“Gjykata është dizajnuar për një numër të madh njerëzisht Nuk e dimë, por duhet të jemi gati”, përfundoi ajo.