Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe serbët të akuzuar nga Gjykata Speciale?

Edhe serbët mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale. Një gjë të tillë e thotë ligji, i cili sipas presidentes Ekaterina Trendafilova thekson se kushdo që ka kryer krime në një periudhë të caktuar është përgjegjës.

Ajo në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se sipas ligjit, të akuzuarit mund të jenë të etnive të ndryshe por ende nuk e dinë nëse ka të tillë që do të akuzohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ligji thoshte se kushdo që ka kryer krime, pavarësisht etnisë e nënshtetësisë, e që ishin ndaj shtetasve të Kosovës, do të gjykohet... Nëse dikush gjatë luftës kreu krime nën juridiksionin tonë, ligji nuk e parandalon këtë”, theksoi Trendafilova.

Sipas saj, çdo minutë mund të pranojmë çfarëdo aktakuze apo kërkesë për urdhër-arrest.