Ende nuk asnjë aktakuzë të paraqitur në Gjykatën Speciale nga Prokurori Special.
Këtë e ka konfirmuar kryetarja e Dhomave të Specilizuara për Kosovën, Ekaterina Trendafilova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo po merr pjesë në një sesion informativ me shoqërinë civile.
"Jemi në pritje, për momentin nuk ka asnjë aktakuzë", ka thënë Trendafilova.
Ajo ka folur kryesisht për kronologjinë se si ka ardhur deri këtu puna e Gjykatës. Gjyqtarja që vjen nga Bullgaria, ka thënë se është e nderuar për pozitën që ka dhe është e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka.
Trendafilova ka ripërsëritur edhe një herë se gjyqtarët e Dhomave të Specializuara do të punojnë ndershëm e pa presion e ndërhyrje politike.
"Ndikimi politik nuk është adresa në këtë gjykatë. Ne do të gjykojmë individë dhe jo organizata", ka thënë Trendafilova.
E pyetur për dëshmitarët apo viktimat, nëse ata janë konktuar, kryetarja ka thënë se në fakt kjo është punë e Prokurorisë.
Kjo është ngjarja e vetme publike e kryetares së Dhomave të Specializuara në vizitën e saj të parë në Kosovë.