Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e AKP-së dhurojnë gjak

Punëtorët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot kanë dhuruar gjak. Dhurimi i gjakut nga punëtorët e AKP-së organizohet çdo vit dhe sivjet interesimi i tyre për këtë gjë është më i madh.

Drejtori i AKP-së Ekrem Hajdari tha se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka më tepër të interesuar për dhurim të gjakut dhe duke e parë këtë interesim, Hajdari mendon që një aktivitet i tillë të organizohet dy herë në vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hajdari tha se është dhurues i rregullt i gjakut dhe hera e dytë sa është drejtor në AKP.

Edhe Muharrem Arifi thotë së tash e disa vjet organizohen misione të tilla në këtë agjenci dhe se ndihet mire pas përfundimit të këtij misioni duke e ditur rendësinë që ka dhurimi i gjakut.

Labinot Lekaj që punon si auditor i brendshëm në AKP tha se dhurimi i gjakut dhe shpëtimi i një jete është një akt human për të cilin shqiptarët shquhen si popull humanist.