Prishtinë, 23 nëntor – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, znj. Ekaterina Trendafilova, si dhe Administratoren e Dhomave të Specializuara, znj. Fidelma Donlon, me të cilat ka biseduar për mandatin e këtyre Dhomave dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse të Kosovës.
Gjatë takimit, Ministri Tahiri vuri theksin në sigurimin e një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Tahiri njoftoi palët për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për të siguruar mbrojtje juridike dhe asistencë teknike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që mund të paraqiten para tyre.
Po ashtu, ministri Tahiri potencoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.