Tiranë, 15 mars - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) regjistroi të mërkurën 6 parti politike si subjekte zgjedhore që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Me votat e të gjithë anëtarëve, siç transmeton ATSH, KQZ miratoi regjistrimin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me kryetar Shpëtim Idrizin dhe shkronja nistore PDIU; partinë Aleanca Demokratike, me kryetar Eduard Abazi dhe shkronja nistore AD, partinë Personat me Aftësi të Kufizuar me kryetar Afrim Jeshili dhe shkronja nistore, PAK, partinë e Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqiri dhe gërma nistore PUK, Partinë Socialiste të Moderuar me kryetar Gjergji Koja dhe shkronja nistore PSM dhe partinë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli dhe shkronja nistore, ADS.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë nisje të mbledhjes së sotme përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso u ankua ndaj kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, lidhur me trajtimin që ky ky institucion po i ben çështjeve të dekriminalizimit.
“KQZ është në shmangie të këtij detyrimi ligjor. Përcjell këtu shqetësimin e PD-së se ju po i trajtoni çështjet e dekriminalizimit sikur i përkasin vetëm KQZ-së, por ky është një trajtim i gabuar. Nuk janë njësoj humbja e mandateve të të zgjedhurve me dietat e shoferëve”, u shpreh Kaso.
Në përgjigje të shqetësimit të përfaqësuesit të opozitës, kryetari i KQZ-së, Biba siguroi se interesimin e drejtpërdrejtë te PD-së për dekriminalizimin e kam ndarë dhe me ndërkombëtarët, tha ai, dhe nuk do te ketë problematika për këtë çështje.