Përzgjedhja e stafit akademik në baza partiake, klanore e familjare, avancimet e pamerituara, mungesa e profesorëve në ligjërata dhe “biznesi” me përgatitjen e temës së diplomës, janë vetëm disa nga problemet dhe dobësitë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të konstatuara nga organizatat joqeveritare.
Gjetjet janë identifikuar në raportin “Gjendja në UP”, i cili është publikuar të mërkurën në tryezën e organizuar nga “Forum 2015” i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë tryezë, disa organizata që janë pjesë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) kanë prezantuar raportet e tyre veç e veç që lidhen direkt me problemet në Universitetin e Prishtinës. Përfaqësues të këtij koalicioni e kanë quajtur të rëndë gjendjen në UP.
Në tryezë kanë qenë të ftuar edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, por se sipas organizatorëve në momentin e fundit e kanë lajmëruar për mospjesëmarrjen e tyre... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.