Fituesit definitivë në Prishtinë, Prizren, Istog, Dragash dhe Kllokot do të dihen të enjten, pas numërimit të votave me kusht dhe votave të diasporës.
Sipas të dhënave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), numri i përgjithshëm i këtyre votave është rreth 12 mijë. Po ashtu, janë edhe 1.175 vota të personave me nevoja të veçanta. Por verifikimi i plotë i rregullsisë së zarfeve nuk ka përfunduar ende, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVëmendja kryesore është në Prishtinë dhe në Prizren, ku votat me kusht do të përcaktojnë kryetarët e ardhshëm. Në Prishtinë, janë 1.824 me kusht e 97 me postë, derisa në Prizren 1.637 vota me kusht dhe 45 me postë.
Në garën për kryeqytetin, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes është në epërsi me 237 vota ndaj kundërkandidatit Arban Abrashi (LDK). Sipas rezultateve preliminare, Ahmeti ka fituar 41 mijë e 401 vota (50.14), kurse Arban Abrashi ka 41 mijë e 164 (49.86). Zyrtarë të KQZ-së kanë paralajmëruar se numërimi i votave të fundit do të bëhet në prani të mediave dhe vëzhguesve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.