Pas një “pushimi” disa javësh, nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, me një rend të ngjeshur dite prej 23 pikash, ndër to projektligje me shumë rëndësi dhe një varg raportesh.
Seanca vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor për kuvendet komunale dhe kryetarët e tyre, që ka ndryshuar hartën e qeverisjes së partive politike në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeanca është caktuar të nisë në orën dhjetë dhe me këtë rend të ditës:
R e n d i i d i t ë s
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jokontestimore,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmjetësim,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për standardizim,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për noterinë,
16. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
19. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
21. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.