Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Do të punohet që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë në rajon, thotë Haradinaj

Prishtinë, 22 nëntor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot një delegacion të Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, të kryesuar nga Nexhat Hasani.

Me këtë rast ai u njoftua me problemet me të cilat po përballen ata, duke filluar nga mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joformale dhe mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në profile të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Haradinaj tha se nga ardhja e tij në krye të ekzekutivit të vendit janë ndërmarrë hapa në fuqizimin e prodhimit dhe do të punohet edhe më shumë që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë në rajon.

“Po punojmë që të krijojmë lehtësira për të gjithë prodhuesit, sepse rritja e eksportit shton vendet e punës dhe të ardhurat në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.