Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet lartë roli pozitiv i Finlandës në Kosovë

Prishtinë, 22 nëntor 2017 – Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki, me të cilën biseduan lidhur me prioritetet e ministrisë, reformat legjislative dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë takimit, ministri Tahiri vlerësoi lartë rolin pozitiv që shteti finlandez ka pasur në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen e tyre për avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki, përgëzoi ministrin Tahiri për progresin e arritur në vend, sidomos për hapat e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal dhe Civil.

Gjithashtu, ambasadorja Huhtamaki shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.