Hapja e të dhënave në Kosovë do të rrisë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve publike.
Kështu kanë deklaruar sot zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike me rastin e shpalosjes së iniciativës për hapjen e të dhënave në Kosovë, ku u tha se në to do të përfshihen të gjitha të dhënat që nuk janë në kundërshtim me ligjin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se përkundër sfidave serioze që janë paraqitur në hapjen e të dhënave, Ministria e Administratës Publike ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm, përfshirë edhe lansimin e portalit kombëtar për hapjen e të dhënave.
“Si rezultat i kësaj pune ne kemi një draft plan i cili ka nevojë të plotësohet. Sigurisht se në procesin e hapjes së të dhënave kanë përgjegjësi edhe komunat dhe janë bërë disa hapa në këtë aspekt”, tha ai.
Hapjen e të Dhënave në Kosovë “ODRA” kishe ardhur nga Londra edhe ekspertja e hapjes së të dhënave, Liz Carolan, e cila tha se përkushtimi për të dhënat e hapura është relativisht i lehtë për t'u bërë, por kompleks për t’u zbatuar.
“Unë do të doja të përgëzoj nga ky rast Ministrinë e Administratës Publike në marrjen e iniciativës dhe fillimin e punës me ODRA. Duke bërë kështu, Ministria po dëshmon një angazhim serioz për të hapur të dhënat e sektorit publik dhe për ta bërë Qeverinë më transparente. Unë mezi pres që iniciativa të jap ndikim për qytetarët gjatë muajve dhe viteve të ardhshme”, u shpreh ajo.
Ndërsa drejtori i Agjencisë për Shoqëri të Informacionit, Kujtim Gashi, tha se Kosova ka portalin shtetëror dhe në kuadër të tij është hapur edhe portali për hapjen e të dhënave. ODRA është një metodologji e zhvilluar nga Banka Botërore që do të zbatohet edhe në Kosovë me vetiniciativë të Ministrisë së Administratës Publike, përderisa Banka Botërore do të bëjë rishikimin e pavarur të rezultateve të vlerësimit.