“Komandantët” që janë në krye të tri institucioneve kryesore të vendit nuk do të takohen nga Ekaterina Trandafilova, e cila do të jetë këtë javë në Kosovë, në vizitën e saj të parë prejse është zgjedhur kryetare e Dhomave të Specializuara.
Kjo, për dy arsye: ka nga këta përfaqësues institucionalë që potencialisht mund të jenë në bankën e të akuzuarve të këtyre Dhomave, por ka të tjerë që këtë institucion të drejtësisë e kanë cilësuar “monstrum juridik”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë, Trandafilova së bashku me administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile, por është paralajmëruar se do të ketë takime edhe me zyrtarë shtetërorë.
“Kryetarja Trandafilova do të vizitojë Kosovën në gjysmën e dytë të javës. Ajo do të takohet me organizata të shoqërisë civile në Kosovë për t’i informuar në lidhje me veprimtarinë e Dhomave të Specializuara dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të organizatave në lidhje me gjykatën”, thuhet në një përgjigje të shkruar që këto Dhoma ia kanë përcjellë gazetës. “Gjithashtu, ajo do të takohet edhe me zyrtarë dhe organizata shtetërore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.