Furnizimi me energji po vazhdon të jetë një barrë e rëndë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Nga mbi 300 biznese, pjesa dërrmuese e tyre kanë thënë se kanë probleme të mëdha, me sistem tarifor, nuk kanë parë përmirësime nga investimet e KEDS-it e dëme të mëdha nga ndërprerja e energjisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje nga të dhënat e dala në anketë se vetëm në 9 kompani të anketuara vlera e dëmeve nga diferenca në tarifa, maksigrafi dhe ndërprerjet e paparalajmëruara të energjisë arrijnë në mbi 118 mijë euro.
Në një debat të organizuar, bizneset janë ankuar për problemet e shumta që po shkakton kjo situatë.
Kjo situatë, sipas përfaqësuesve të biznesit, e rrit në masë të madhe koston e prodhimit.
Me këto përfundime është pajtuar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka deklaruar se janë duke ndërmarrë disa ndryshime ligjore, kurse për sigurimin me energji, ka përmendur ndërtimin e termocentralit të ri nga 2019-ta.
Ndërsa, zyrtarë të organizatës GIZ kërkuan pako me tarifa stimuluese për bizneset.
Me gjithë numrin e madh të ankesave të dhëna në anketë, numri i bizneseve pjesëmarrëse në këtë debat, në të cilin morën pjesë të gjithë akterët e sektorit të energjisë, ishte i vogël.
Madje për bizneset dhanë ankesa se nuk po kontribuojnë fare gjatë vënies në diskutim të ndryshimeve të rregulloreve apo kuadrit ligjor.
Edhe Banka Botërore në raportin e të bërit biznes ka renditur Kosovës në vendin e 106-të sa i përket furnizimit me energji elektrike.