Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Guinea-Bissau e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Kryeministri i Guinea-Bissau më ka informuar sot për këtë”, ka thënë Daçiq për “Tanjug”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaçiq po ashtu ka thënë se ky shtet i ka dërguar vendimin edhe Kosovës, dhe të njëjtin vendim e ka pranuar edhe diplomacia serbe.
“Ministria e Jashtme e Republikës së Guinea-Bissau i falënderohet ministrisë së Punëve të Jashtme të Servisë (siç shkruan në letër), dhe, në lidhje me letrën e vet që mban datën 10 janar 2011, dëshiron të njoftojë se Qeveria e Republikës së Guinea-Bissaut, pas shqyrtimit të kujdesshëm, ka vendosur që të tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan në letrën që e kanë publikuar mediat serbe, transmeton Koha.net.

Më tej, në këtë letër shkruan se “Ministria e Jashtme e Republikës së Guinea-Bissaut shfrytëzon këtë mundësi për t’ia ripërtërirë ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës garancitë e konsideratës së saj më të lartë”.