Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, priti sot në një takim të veçantë, Nils Melzer, Raportues Special i Kombeve të Bashkuara përkitazi me torturën dhe format tjera të keqtrajtimit, trajtimit çnjerëzor, degradues dhe ndëshkimit.
Vizita e Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, në pajtim me mandatin e tij, kishte për synim vlerësimin e gjendjes nga perspektiva e Avokatit të Popullit në qendrat korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe qendrat e ndalimit, gjendjen në institucioneve të shëndetit mendor, gjendjen në qendrën e azilit dhe atë të mbajtjes për të huaj, pikave kufitare, si dhe në zonën e transitit në aeroport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati i Popullit e njoftoi Raportuesin Special mbi punën e institucionit që ai drejton sa i përket çështjeve që trajton Mekanizmi Kundër Torturës, si strukturë brenda IAP-së, e të cilat janë në fokus të vizitës së Melzerit.
Po ashtu, Avokati i Popullit gjatë takimit nënvizoi gjetjet e publikuara tashmë sa i përket qendrave të inspektuara, si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare të këtij profili.