Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Kiyoshi Koinuma.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale që ka Kosova me Japoninë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova, bashkë me 10-vjetorin e pavarësisë së saj, shënon edhe 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Japoninë, e cila e njohu Kosovën vetëm 1 ditë pas shpalljes së pavarësisë”, thuhet në komunikatën për media të kryeministrisë.
Haradinaj e falënderoi Koinuman për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Japonisë për Kosovën, sidomos në sektorin e shëndetësisë.
Kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe ka theksuar nevojën e vazhdimit të thellimit të tyre, duke kërkuar që Japonia të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në agjendën e saj multilaterale, specifikisht për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol.
Ambasadori Koinuma e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe theksoi se Japonia do të vazhdoj të jetë mbështetëse e madhe e Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik.