Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat.
Haradinaj e njoftoi Altemyatin, për të arriturat në Kosovë, për angazhimet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët dhe për proceset demokratike që po zhvillohen në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj, po ashtu kërkoi nga Altemyat ta ushtrojë ndikimin e tij te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Ndërkaq, Fayez Altemyat e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës në udhëheqje të Qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët.