Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE e paqartë rreth përfshirjes së SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me SHBA rreth Ballkanit Perëndimor. Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve B92, zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç, transmeton Koha.net.

Ky bashkëpunim ka të bëjë edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kocijançiç u është përgjigjur pyetjeve që kanë të bëjnë me kërkesat e zyrtarëve të Kosovës që në dialogun midis dy vendeve të përfshihen edhe SHBA-ja dhe me deklaratën e kongresistit amerikan Eliot Engel se SHBA-ja “me siguri do të përfshihet”, raporton B92.

Kjo agjenci serbe e lajmeve citon kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjatë takimit me kongresistin amerikan, Eliot Engel, i cili po viziton Kosovën, të ketë thënë:

“Ne kërkojmë ndihmën tuaj, ndihmën e Amerikës, ndërsa Kosova këtë do ta kthejë me kujdesin më të madh në përparimin e demokracisë, me rend e ligje, me luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe Kosovën e lirë për të gjithë qytetarët e saj”, transmeton Koha.net.

“SHBA gjithsesi do të përfshihet në të (dialogun Prishtinë-Beograd), sado që ky është problem i BE-së...”.