Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimaj akuzon ZRRE-në se po u vë haraç bizneseve duke paguar faturat në veri

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Brahim Selimaj ka akuzuar ZRRE se po u vë haraç bizneseve dhe amvisërive për pagesën e faturave të energjisë për qytetarët në veri.

Këto akuza i ka hedhur poshtë, Petrit Pepaj nga ZRRE, duke thënë se kjo është çështje politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për çështjen e haraçit, kjo është çështje politike. Vendimi i gjykatës do të zbatohet, por jemi duke parë një mundësi ligjore që ky vendim të zbatohet ndoshta edhe pa bordin funksional”, ka thënë Pepaj në forumin e biznesit “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, transmeton kp.