Në Shqipëri reshjet e para të dëborës u regjistruan një ditë më parë në zonat malore verilindore dhe juglindore, por termometri shënon edhe këtë të martë temperatura të ulëta.
Temperaturën më të ulët e shënon Dibra, me -3 gradë Celcius, ndërsa maksimalen Vlora me 16 gradë Celcius. Këtë të martë nuk ka reshje dhe ka mot të kthjellët por shumë të ftohtë, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTirana shënon temperaturën maksimale 14 gradë Celcius, teksa gjatë natës termometri shënoi 5 gradë Celcius.
Gjatë ditëve në vijim do të ketë një rritje të lehtë temperaturash me vetëm 1 gradë. Duket se tashmë palltot duhet të vishen seriozisht dhe dimri ka ardhur në këtë fundnëntor.