Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë kundër ministrit Dalibor Jevtiq dhe dy zyrtarëve tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

Përveç tij, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Nenad Stojçetoviq, që është sekretar në po të njëjtën ministri, si dhe ndaj Mihailo Prlinçeviq, drejtor i departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të njëjtit, sipas aktakuzës, dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë, neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, D.J., N.S. dhe M.P., në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht t’i shkaktojnë dëme Ministrisë përkatëse.

“I pandehuri D.J., në kundërshtim me nenin 16 të Udhëzimit Administrativ nr.03/2008 për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ka nxjerr vendimin me nr.172/2 të datës 11.02.2014, me të cilin i jep në shfrytëzim të përhershëm të një (1) automjeti zyrtar pronë e Ministrisë një kompanie private, përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë komuna e Graçanicës”, thotë Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Ndërkaq, i pandehuri N.S, si person përgjegjës për menaxhimin e pasurisë se kësaj Ministrie duke e ditur se një vendim i tillë është i kundërligjshëm ai pajtohet me një veprim të tillë dhe urdhëron zyrën ligjore të kësaj Ministrie që të përpiloj kontratën (marrëveshjen) mbi dhënien e automjetit në shfrytëzim të përhershëm Radio KIM TV-Centar me seli në Çagllavicë.

I pandehuri i tretë, M.P. si person përgjegjës në departamentin e administratës dhe financave në këtë Ministri, duke nënshkruar kontratën me nr.172/2 të datës 11.02.2014 në mes të ministrisë dhe Radio KIM TV- Centar me seli ne Çagllavicë duke dhënë në shfrytëzim të përhershëm automjetin e përmendur zyrtar”, theksohet më tej në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Tre të pandehurit me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal i Republikës së Kosovës.