Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lumezi: Nuk ka pasur fshirje të emrit vetëm në dosjen time

Pas raportimit se provimin e jurisprudencës e ka të manipuluar, ka folur për herë të parë kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai sqaroi se Prokuroria e Shtetit e ka hetuar dhe ka ardhur në përfundim se dosja nuk është falsifikuar. Lumezi, megjithatë, ka pranuar se ka pasur fshirje të emrit në dosjen e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka pasur fshirje të emrit vetëm në dosjen time, ka pasur për katër persona që janë shënuar gabimisht. Aty është shënuar emri i një personi gabim, është fshirë dhe përmbi atë emër është shënuar emri im”, theksoi kryeprokurori i shtetit, Lumezi.

Por, ndaj qëndrimit të Lumezit ka reaguar kryeredaktorja e KTV-së Mimoza Koprani Muçaj, e cila ka thënë se KTV-ja, si medium serioz, ndjekur sinjalizimin e Enver Hasanit, marrë parasysh pozicionin e rëndësishëm të kryeprokurorit dhe akuzën e hedhur ndaj tij.

Ajo ka thënë se kanë publikuar çdo dokument, përfshirë edhe ato të prokurorisë dhe kanë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë proces, pa e paragjykuar përfundimin e krejt hulumtimit.