Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të enjten seanca e Kuvendit, në rend të ditës 23 pika

Kryesia e Kuvendit ka caktuar për të enjten seancën e radhës ku pritet që të diskutohet për 23 pika të rendit të ditës.

Në këtë seancë, ndër të tjera, do të jenë edhe projektligjet për kryeqytetin si dhe ai për presidentin e Kosovës. Po ashtu do të jenë edhe projektligjet për liritë fetare dhe ai për trashëgiminë, të rëndësishme për agjendën europiane të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rendi i plotë i ditës për seancën e të enjtes së Kuvendit do të jetë:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëtor, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

16. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

19. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

21. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se kanë vërejtje për agjendën e ngarkuar për seancën e radhës, ndërsa Haxhiu e Vetëvendosjes sërish u mor më çështjen e zyrave të Grupit Parlamentar të VV-së, që sipas saj ia ka uzurpuar PDK-ja.