Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Reshitaj mori mbështetje nga GIZ në fushën e mjedisit

Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit për realizimin e projekteve mjedisore, Ministrja Reshitaj priti në takim përfaqësuesit e organizatës qeveritare gjermane GIZ Kai Hofmann dhe Driton Vatovci, të shoqëruar edhe nga zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jan Axel Voss.

Gjatë këtij takimi, pasi falënderoi shtetin gjerman dhe GIZ-in për mbështetjen e ofruar për Kosovën dhe në veçanti për Ministrinë e Mjedisit, Ministrja Reshitaj, prezantoi prioritetet e ministrisë që udhëheq, duke u nisur nga trajtimi i mbeturinave, krijimi i zonave të gjelberta, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve te lumenjve, reduktimi i ndotjes së ajrit, trajtimi i ujërave të zeza, ruajtja e trashëgimisë, legalizimi i ndërtimeve pa leje si dhe zbatimi i kornizës ligjore të kësaj ministrie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër Kai Hofmann prezantoi portofolin e Qeverisë Gjermane në Kosovë, respektivisht bashkëpunimin Gjerman në Kosovë përmes asistencës teknike dhe financiare që ofrohet përmes GIZ-it dhe KFW-së. Ai prezantoi para ministres edhe tri projektet që GIZ është duke i realizuar në Kosovë : Planifikimi Hapësinor në menaxhimin e tokave, Efiçienca e Energjisë, dhe Shërbimet e qëndrueshme komunale me fokus menaxhimi i mbeturinave.

“Jam i lumtur që Kosova tani ka një Ministre që mendon dhe angazhohet fuqishëm në krijimin e një mjedisi të pastër, vullneti i saj dhe gatishmëria për bashkëpunim janë indikatorët e sukseseve të përbashkëta që do të arrihen në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, shtoi nder të tjerash Hofmann.