Tuzi kthehet në një stacion të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Mali i Zi, bën të ditur ATSH.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të stacionit të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Tuz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI shoqëruar dhe nga deputeti Paulin Sterkaj, Gjiknuri vizitoi pikat e kontrollit kufitar në Tuz ku tashmë janë vendosur përfaqësues të doganës, policisë dhe hekurudhës së dy vendeve.
Hapja e stacionit të përbashkët është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Gjiknuri tha se kjo nisma i shërben edhe axhendës së interkonektivitetit mes vendeve fqinje dhe më gjerë.
Ai vuri theksin tek nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes operatorit malazez Montecargo dhe atij shqiptar Hekurudha Shqiptare.
Ministri Gjiknuri tha fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur dhe ky stacion i përbashkët e ndihmon thellimin e bashkëpunimit e zhvillimin ekonomik të dy vendeve.