Presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik, i tha DW në gjuhën serbe se nuk do të ishte kundër përparësisë së Kosovës, nëse kështu do të vendoste Serbia, transmeton Koha.net.
Dodik e ndërlidh pavarësinë e Kosovës me atë të Republika Srpska. Sipas tij, Kjo republikë është peng i politikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sikur Serbia të kishte thënë “në rregull” në momentin kur u nda Kosova, ne me siguri deri tash do të ishim ndarë (nga Bosnja e Hercegovina – sqarimi ynë)” tha Dodik, transmeton Koha.net.
Në fund të bisedës me DW ai ka vizatuar hartën e Ballkanit, ashtu siç e sheh ai, dhe Republika Srpska e Serbia janë të bashkuara, kurse Kosova e ndarë, veriu i së cilës i bashkuar me Serbinë.
Ai po ashtu tha se Bosnja e Hercegovina nuk do të mbijetojnë në asnjë formë, ndërsa për referendumin e Republika Srpska për ndarje u shpreh se aktualisht nuk është në rend të ditës.