Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka dorëzuar simbolikisht pllakën e argjendtë që ka të bëjë me një vulë të vendosur nga Posta e Kosovës me të cilën posta dhe qeveria e nderon kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.
“Engel ka qenë mbështetës i Kosovës ndër vite. Angazhimi i Engel për Kosovën është i madh”, tha Haradinaj në mbledhjen solemne të Qeverisë e cila është mbajtur në nderim të vizitës së kongresmenit Engel në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj mbledhje, Haradinaj ka informuar komgresmenin Engel se vetëm gjatë dy muajve të parë të qeverisjes në kuadër të agjendës qeveria ka marrë 120 vendime.
“Jemi në fazën e forcimit të rendit dhe ligjit të zhvillimit ekonomik duke synuar ngjalljen ekonomike. Ajo që e karakterizon këtë qeveri është një punë e përafërt me ambasadën e SHBA-së, me qëllim të vazhdimit të forcimit të marrëdhënieve.
Ndërsa kongresmeni amerikan Eliot Engel ka siguruar se shteti i tij do të vazhdojnë të mbështesë Kosovën, duke thënë se ky vend po shënon gjithnjë e më shumë progres.
“Kryeministër mund të llogarisni në mua se gjithmonë do ta keni mbështetjen time. Nuk do të ndalemi përderisa të gjithë ta kuptojnë se Kosova është një vend stabilizues në Ballkan dhe një mik i SHBA-ve”, tha Engel.
Ai ka vlerësuar lart procesin e votimit gjatë ditës së djeshme.
Haradinaj nga ana tjetër ka kërkuar mbështetje nga SHBA-të rreth liberalizmit të vizave, procesit të dialogut me Serbinë si dhe njohjen e Kosovës.
Pas kësaj, Haradinaj postoi në Facebook në lidhje me takimin e tyre:
Lidhja jonë e posaçme me mikun tonë unik, Kongresistin Eliot Engel, është thesar i çmuar që do të mbetet në kujtesën e shumë brezave.
Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjës së Kosovës!
Takimi me të më jep çdoherë shpresë, se vendi ynë është në rrugë të drejtë në përqafimin e vlerave të përbashkëta.
Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjetësisht!
