Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Zyra e UNICEF në Kosovë, Save the Children dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF organizojnë marshin e fëmijëve për të drejtat e tyre.
Marshi i fëmijëve do të mbahet në orën 10:00, në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFëmijët do të fillojnë marshin nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek Sheshi “Skënderbeu”.
Fëmijët do të bartin me vete pankarta të shtypura me mesazhe adresuar prindërve, qeverisë, deputetëve dhe gjithë shoqërisë mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Pas Marshit, fëmijët do të vazhdojnë në kuvend, ku nga ora 10:30 deri ne 11:30, do mbahet Seanca plenare në kuvend e drejtuar nga fëmijët.
Të pranishmëve do t’ju drejtohet me një fjalë rasti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Që prej dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar të gjitha shtetet të kenë një ditë të instucionalizuar si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve.
Qëllimi i kësaj dite është respektimi si një ditë e vëllazërisë dhe mirëkuptimit mes fëmijëve në të gjithë botën.
20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.
Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqënien e fëmijëve të botës.
Data 20 nëntor, përkon me ditën e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989.
Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtuar. Gjithashtu të drejtat për të patur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.