Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, ka çelur dyert për një grup deputetësh nga parti të ndryshme politike.
Qëllimi ka qenë për t’i njohur deputetët me sfidat e institucionit si dhe propozuar ndryshime në ligjin e festave zyrtare, ku 23 gushti të njihet si ditë e përkujtimit të viktimave të fashizmit dhe komunizmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë faqen zyrtare të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, thuhet: “Dyer të hapura sot për një grup deputetesh nga parti të ndryshme politike. I njohëm me sfidat tona. I propozuam ndryshime në ligjin e festave zyrtare, ku 23 gushti të njihet si ditë e përkujtimit të viktimave të fashizmit dhe komunizmit”.
Po ashtu, theksohet se “Përballja me trashëgiminë komuniste nuk ndahet në të djathtë e të majtë, por mes të drejtës dhe të gabuarës”.