Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtari ankohet se doganierët e Kosovës e vodhën në zhdoganim

Adem Rrahimi ka 25 vjet që jeton në Gjermani. Ai, këtë muaj ka ardhur për pushime në Kosovë. Por, pushimi nuk i ka shkuar ashtu siç e ka paramenduar.

Ai pretendon se ka paguar afër 1.000 euro në doganë për disa gjëra të vjetra që i ka pasur në veturë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, në dokumentet që i ka lëshuar Dogana, figuron të ketë paguar vetëm 600 euro.

Ai thotë që edhe dy punëtorë të terminalit i kanë kërkuar ryshfet, por që nuk ka pranuar t’u japë.

Rrahimi, derisa po kalonte kufirin nga Serbia në Kosovë në Merdare, oficerët doganorë kanë vlerësuar se ka sasi te madhe të mallrave.

Ata e kanë përcjellë në terminalin doganor për zhdoganim, pasi sasia ka kaluar atë të personave fizikë.

Ndër të tjera, nga Dogana thonë se ata e mbrojnë interesin dhe paranë publike derisa individët kanë interesa personale.

Megjithatë, Rrahimi thotë se nuk do ta lërë me kaq, ai thotë se do të ankohet në instanca për të larta për siç pretendon, ai të gjejë drejtësi për këtë rast.