Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti Thaçi falënderoi Ministrin kanadez të mbrojtjes për përkrahjen për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, kanë takuar sot Ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, i cili është edhe nikoqir i Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax, e me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Kanadasë në fushën e mbrojtjes e sigurisë.

Presidenti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Kanadaja i ka ofruar Kosovës që dy dekada.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi mirënjohës për përkrahjen në ndërtimin e paqes dhe në ndërtimin e shtetit”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“Kosova sot është promovuese e dialogut dhe paqes në rajon”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se “shteti i Kosovës është konsoliduar së brendshmi dhe vazhdon të konsolidohet në skenën ndërkombëtare”.

Ministri Berisha u shpreh se Kosova dhe Kanadaja po punojnë për thellimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes e sigurisë duke punuar në finalizimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë.

Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Sajjan, sipas komunikatës për media të Presidencës, u shpreh se “është për t’u vlerësuar promovimi i komunikimit dhe dialogut si mjete për tejkalimin e konfliktit” dhe, siç thotë më tej komunikata, falënderoi Presidentin Thaçi për lidershipin e treguar.

“Promovimi i dialogut dhe paqes ju bëjnë shembull për rajon”, u shpreh Ministri Sajjan.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të mbetet mirënjohëse për përkrahjen që ka dhënë Kanadaja për shtetin dhe popullin e Kosovës dhe ftoi për thellim të bashkëpunimit në të gjithë sektorët.