Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria i druhej largimit të Tahirit - kush është ish-ministri i Brendshëm

Ish-ministri i Brendshëm nën hetim, Saimir Tahiri u largua në Gjermani, udhëtim për të cilin avokati i tij nuk kishte dijeni.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur kërkoi autorizim për arrestimin e ish-ministrit, i ndruhej një largimi të mundshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuvendi mori vendim për të lejuar kontrollin personal dhe të banesës për deputetin, por pa e shoqëruar këtë me kërkesën për bllokim pasaporte.

Pas ndryshimeve ligjore për kufizimin e imunitetit të deputetëve, masa e sigurisë “ndalim largimi jashtë vendit”, pra bllokimi i pasaportës nuk ka nevojë për autorizim nga Parlamenti.

Por prokuroria nuk ia kërkoi këtë gjykatës. Pse? Parlamenti nuk e autorizoi arrestimin, por as Prokuroria nuk ia bllokoi pasaportën. Ndërkohë që publiku me të drejtë pyet sot: Ku është Saimir Tahiri, shkruan Top Channel.