Në bazë të një vendimi, të marrë nga Qeveria e Kosovës, të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, që ndodhen në vendin tonë, do të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.
Vendimi është nënshkruar nga kryeministri, Isa Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia e Kadastrit është autorizuar të regjistrojë të drejtën e pronës dhe të bëjë regjistrin e të drejtave pronësore brenda afatit të përcaktuar ligjor.
Ky vendim është marrë shkas që sot përfaqësues të serbëve të Kosovës të udhëtojnë në Beograd, për të biseduar në të ashtuquajturën Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
