Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-deputetin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Xhevdet Neziraj.
Xhevdet Neziraj, ish-përfaqësues i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës e uroi kryeministrin për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit, duke ofruar përkrahjen e partisë së tij për agjendën shtetërore në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj e falënderoi ish-deputetin Neziraj për kontributin e komunitetit që ai përfaqëson në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe për kontributin e tij konkret gjatë mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar për ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.