Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH., i lindur më 1954, t’i hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.
Siç njofton Qendra Klinike Universitare e Kosovës, tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit, duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut, siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm dhe mëlçinë. Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Në njoftim thuhet se në përvojën mbi 30 vjeçare të ekipit, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.
Ekipi operator përbëhej nga Rexhep Kasumaj, Isa Haxhiu, Bashkim Gllareva, Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheq Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve, Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.