Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) Behxhet Shala, me bashkëpunëtorë.
Sipas njoftimit për media nga kryeministria, Haradinaj shprehu zotimin e tij dhe të Qeverisë se do të punojë me përkushtim maksimal dhe partneritet me KMLDNJ, në respektimin dhe avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se organizata që drejton është duke punuar vazhdimisht që të ketë avancim të demokracisë në Kosovë, përmes identifikimit dhe raportimit të vazhdueshëm, si për shkeljen e të drejtave të njeriut, po ashtu edhe për përparimet që janë duke u bërë në këtë aspekt.
“Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se puna e KMDLNJ-së, në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut ka pas rol të rëndësishëm në të kaluarën, por vazhdon të ketë edhe sot”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
“Roli i juaj është për forcimin e demokracisë në vend dhe ju do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë, në këtë rrugë”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.