Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kroacia, e gatshme të ndihmojë Kosovën në fushën e infrastrukturës dhe ambientit

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Kroaci, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala është pritur në takime të ndara zyrtare edhe nga ministri i Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor, Lovro Kuscevic dhe ai Punëve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës, Oleg Butkovic.

Në takimin me ministrin kroat Kuscevic, është folur për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e planifikimit hapësinor dhe urban në nivelin qendror dhe lokal, planet nacionale hapësinore, planet zhvillimore lokale, menaxhimin e kadastrit, procesin e lejedhënies dhe sistemet informative për këto fusha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mënyrë specifike është adresuar nevoja e shkëmbimit të përvojave në procesin e legalizimit të objekteve të banimit dhe objekteve tjera infrastrukturore si dhe implementimin e kërkesave nga Direktivat e BE-së, në legjislacionin nacional për sektorin e planifikimit hapësinorë dhe atë të kadastrit.

Gjatë takimit me ministrin Butkovic, është folur për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e infrastrukturës mjedisore në veçanti por edhe në menaxhimin e ndikimeve mjedisore nga projektet e mëdha infrastrukturore sikurse janë autostradat.

“Përvoja dhe shkolla kroate në ndërtimin e autostradave dhe përvoja në menaxhimin e tyre dhe në adresimin e kërkesave mjedisore në këtë proces do të ishte shumë e vlefshme për institucionet e Kosovës, meqenëse tanijemi në fazën e investimeve në këtë sektor”, ka thënë ministri Shala.

Po ashtu është diskutuar edhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në organizimin e transportit të qëndrueshëm dhe rivitalizimin e transportit hekurudhor në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe realizimin e projekteve të mbështetura nga fondet e Bashkimit Evropian.

Ministri Shala, ka falënderuar të dy ministrat kroatë për kontributin dhe gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e Kosovës me përvojën e tyre, duke lënë të hapur mundësinë e thellimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit përmes aktiviteteve tjera sikurse janë vizitat e bilaterale, forumet, iniciativat regjionale dhe shkëmbimit të dokumenteve strategjike dhe ligjore.