Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ligji që garanton paga të njëjta për punë të njëjta pritet të miratohet tek në vitin 2018

Pas vërejtjeve që i kishte bërë Zyra e Bashkimit Evropian dhe pas kërkesave që Projektligji për pagat të procedohet në Kuvend bashkë me projektligjet për ndryshimin e Ligjit për shërbimin civil dhe Ligjit për organizimin e administratës publike, ai pritet të procedohet nga Qeveria në Kuvend tek në vitin 2018. Që të tria këto Projektligje nuk janë pjesë e agjendës legjislative të Qeverisë për këtë vit, shkruan sot Koha Ditore.

Nivelizimi i pagave, ose ajo që njihet si pagë e njëjtë për punë të njëjtë vazhdon të mos zbatohet në Kosovë. Kjo ishte tentuar të rregullohej në fund të vitit 2016 dhe fillim të këtij viti, nga Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projektligji për pagat, u pati miratuar në Qeveri më 30 dhjetor të vitit 2016 dhe u pati proceduar në Kuvend, por ende pa u diskutuar as në Kryesi të Kuvendit e as në komisione ishte tërhequr nga Qeveria. Tërheqja u pati bërë pas kërkesës së Bashkimit Evropian. Tani këshilltari për ekonomi i kryeministrit, Haki Shatri, ka thënë se ky ligj pritet të procedohet në fillim të vitit 2018...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.