Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti beson se prokurorët e gjyqtarët shpallën fajtorë aktivistët e VV-së për të shpëtuar veten

Për kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe mandatarin e Vetëvendosjes edhe për një mandat në krye të kryeqytetit, dënimi i katër aktivistëve të VV-së për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, u bë për të shpëtuar veten prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në këtë gjykim.

E kjo sipas tij lidhet me vdekjen e Astrit Deharit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është e thjeshtë. Ekipi i njëjtë i prokurorëve e gjykatësve ka mbajtur edhe Astritin ne paraburgim padrejtësisht, e Astriti në paraburgim ka humbur jetën. Po t’i shpallnin të rinjtë sot të pafajshëm, ata do të shpallnin vetën fajtor për vdekjen e Astritit. Në mes vetës dhe të rinjve, ata dënuan këta të fundit”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net. “Drejtësia do të vihet në vend kurdoherë! Shihemi sonte në tubimin tonë përfundimtar në Prishtinë në sallën 1 Tetori në ora 19:30!”.